7 Dhjetor, 2023

“Nxjerr më të mirën time”- Pasi u panë të afërt me njëri-tjetrin, Shqipe Hysenaj zbulon ndjenjat për banorin e “Big Brother Vip”


Shqipe Hysenaj është parë shumë e afërt me dy konkurentët më të rinj të “Big Brother Vip Kosova”, Mirdoni dhe Ardin, por sidomos këtë të fundit.  

Së fundmi teksa po bisedonte me Ardin dhe Bucin, ajo ka treguar që dy djemtë kanë nxjerrë në pah anën e saj më të mirë.

‘Më ka nxjerrë anën time të mirë. Me këta tjerët jam lojtare, ndërsa me ty jam e butë, por këtë e shikojnë dhe banorët e tjerë dhe nuk e dua këtë.”- tha banorja.

Sipas Bucit djemtë janë bërë pjesë e këtij reality shoë për të bërë shoqëri dhe t’ia kalojnë mirë.

“Ardi dhe Mirdoni kanë ardhur këtu më shumë për të bërë shoqëri, me Albën besoj do kalojnë mirë, për aq kohë sa nuk e ngacmojnë. Këta duan shumë shoqëri sepse karriera që kanë është e tillë dhe bëjnë marketing më të fortë për veten.”– tha ai.

Megjithëse Shqipja është shumë e afërt me dy djemtë me të cilët argëtohet jashtë mase, publiku ka aluduar se mes saj dhe Ardit mund të ketë një pëlqim, megjithëse akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë mes dyshes.

© Panoramaplus.al