4 Prill, 2021

Nusja pa pretendime çudit Shpat Kasapin, kërkesat që i bën burrit këngëtar s’kanë pikë lidhje me ekstravagancat e kohës


Këngëtari i njohur Shpat Kasapi priti gjatë për t’u stabilizuar në një marrëdhënie serioze, e duket se pritja ia ka vlejtur.

shpat kasapi selvije jao (8)

Partnerja e tij, Selvija, ka treguar se është kundër rrymës, pasi nuk kërkon shumë nga Shpati, as jetë luksoze, as vila e makina.

shpat kasapi selvije jao (7)

Përkundrazi, ajo dëshiron një jetesë të thjeshtë. Këtë, Selvija e ka treguar përmes një postimi ku fotografon një shtëpi të vogël pranë një liqeni dhe shkruan se dëshiron një jetë modeste me njerëzit e dashur dhe një bebush.

shpat kasapi (6)

“Një jetë modeste, një shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe një bebush të vogël, të lutem”, i shkruan Selvija, Shpatit.Këngëtari e ka ripostuar dhe i është përgjigjur së fejuarës me fjalët: “U kry!”.

shpat kasapi selvije jao (2)

E pra, së shpejti Shpatin dhe Selvijen mund t’i shohim me një bebush, planet për të cilin do t’i kenë nisur pasi të dy e kanë shprehur dëshirën për t’u bërë prindër.

shpat kasapi

Kjo është historia e parë e rëndësishme dashurie e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, që pas prishjes së fejesës me Afërdita Dreshajn. Bëhet fjalë për një lidhje të fshehtë 1- vjeçare me një vajzë brune kësaj here, që quhet Selvije, e cila njihet si pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni.

selvije jao shpat kasapi (7)

Gjashtë muaj më parë, Shpat Kasapi u kap mat me këtë vajzë zeshkane në një lokal dhe brenda pak orësh u zbulua se ishte e dashura e tij. Këngëtari nuk reagoi në lidhje me thashethemet, megjithatë i konfirmoi më vonë duke ia shprehur asaj publikisht dashurinë. Ai postoi një selfie me Selvijen në plazh në “Instagram” dhe nuk mungoi komenti i partneres së tij.

shpat kasapi selvija (8)

Selvija i bëri një emoji zemër dhe një emoji me kurorën e mbretit. Ndërsa këngëtari i shprehu dashurinë duke i shkruar: “Ti je plot dashuri zemër”.

selvije jao shpat kasapi (1)

Mësohet se çifti ishin në një lidhje prej një viti që prej zbulimit, por e mbajtën të fshehtë. Selvija, një vajzë shumë simpatike, njihet si pronarja e një salloni bukurie, ku prej vitesh ka punuar me klientelë VIP, pra, me personazhe publike në Maqedoni.

selvije jao shpat kasapi (2)

Pikërisht në sallonin e saj ajo ka njohur dhe Shpatin, të cilin fillimisht e kishte klient. Burime pranë artistit kanë bërë të ditur se Shpati po planifikon ceremoni dasme për të përmbushur dëshirën e nënës së tij për t’u bërë dhëndër.

shpat kasapi (2)

Së bashku me të ëmën, ai ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku treguan se si po e kalonin periudhën e izolimit gjatë karantinës. Në një moment, e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh, kur publikisht i kërkoi të gjente një nuse dhe ja ku e gjeti.

shpat selvija

“Kam një dëshirë: që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”, u shpreh nëna e Shpatit. Ndërsa këngëtari, në siklet, u përgjigj para disa muajsh duke thënë: “Shohim, nuk kemi diçka konkrete”.

shpat kasapi selvije jao (9)

Ndërkohë që në këta muaj lidhja është konsoliduar me Selvijen dhe tashmë janë gati për t’i dhënë fund beqarisë. Kujtojmë se në urimet e bëra nga kolegët e tij për 35-vjetorin, edhe Gena kishte kërkuar të njëjtën gjë nga Shpati.

shpat kasapi (1)

Edhe pse pas prishjes së fejesës me Afërdita Dreshajn, asnjëherë nuk ka folur me bindje për ndonjë femër në lidhje me çështjet e zemrës, nuk kanë munguar deklaratat e tij në lidhje me jetën private. Gjatë një interviste për “Pop Culture”, ai u shpreh se ishte për lidhje serioze.

shpat kasapi selvija (2)

“Fati vjen atëherë kur ti ndihesh që je gati për një lidhje serioze. Unë jam, por gjërat e tjera që nuk ecin është çështje tjetër. Në lidhjen serioze normalisht dua edhe fëmijë, mendoj se është pjesë e jetës dhe një ndryshim i mirë. E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm”, tha Shpati.

shpat kasapi1

Ai prej vitesh mbetet një nga këngëtarët më të dashur e më të pëlqyer, sidomos nga publiku femëror. Një nga deklaratat e tij më të bujshme ishte se vajzat dikur shkulnin flokët, ndërsa tani shkulin krevatin për të.

shpat kasapi2

Ndërkohë, i ftuar te “Rudina”, ai i premtoi se herë tjetër do të shkonte me nusen në emision, duke e konsideruar dashurinë një proces që ka fillimin dhe kulmin.

shpat kasapi (4)

Këngëtari i lindur në Tetovë të Maqedonisë, prej vitesh bën karrierë si këngëtar edhe në Shqipëri. Karrierën muzikore e filloi herët, kur pas disa prezantimeve në festivalet për fëmijë fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë, kur ishte vetëm 13 vjeç.

shpat kasapi selvije (5)

Sukseset e para në botën muzikore të të rriturve i provoi me çmimin e parë në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin “Nota Fest 2003” në Shkup dhe çmimi i publikut në “Albafest 2003” në Shkup.

selvije

Menjëherë pas këtyre sukseseve, ai fitoi çmime të tjera. Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të suksesshme dhe videoklipe si: “Pa ty s’jetoj”, “Largohu”, “S’e pranon”, “Ti je ajo” etj.

selvije1

Për look-un e tij të klipeve kujdeset Armend Ramadani, ndërkohë që këto vite ka treguar talentin e tij edhe si aktor. Të shohim nëse së shpejti Shpatin do e shohim si babain më të ri të showbizit me fëmijën e tij në duar.

/Panoramaplus.al

shpat-kasapi

© Panoramaplus.al