Mario Dedivanoviç është rritur në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ku edhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme e të jashtëzakonshme. Ai punon pranë disa prej emrave më të njohur të artit e të showbiz-it ndërkombëtar.

Por kur vjen puna tek familja, Mario duket se është shqiptar tipik. I pyetur nga velina Kejvina Kthella në emisionin “Xing me Ermalin” nëse ai do të zgjidhte një nuse amerikane apo shqiptare, Mario u përgjigj menjëherë.
“Shqiptare nga Malësia!”, u shpreh ai, duke theksuar edhe njëherë origjinën e tij malësore.
© Panoramaplus.al

