Kanë ngelur vetëm pak ditë nga momenti që këngëtarja Xhensila Myrtezaj të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ditët e fundit e pritjes së ëmbël ajo ka vendosur që t’i kalojë në Sarandë së bashku me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun.

Ditën e sotme Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, një foto të ëmbël me një pamje fantastike nga ballkoni i hotelit ku po qëndron.

Ndërkohë ajo shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë rozë e të zezë, duke fshehur kështu barkun e rrumbullakosur. Me një makijazh të lehtë, thuajse natyrale, Myrtezaj shkëlqen në ditët e fundit të shtatzënisë.
Parorama Plus
© Panoramaplus.al
