12 Qershor, 2018

Nuk u shpall fituese e “DWTS”, flet Aulona Musta: Pati një ndryshim në moment të fundit


Ajo është një nga moderatoret më të njohura dhe të shkathëta të ekranit Shqiptar, Aulona Musta ka folur për herë të parë pas përfundimi të konkursi të “Dancing With The Stars” dhe faktit që u përfol aq shumë për humbjen e saj dhe shpalljen fituese të këngëtares, Soni Malaj.

Aulona ishte e ftuar në ‘Top Albania Radio’ ku ka edhe mendimin e saj dhënë për atë çfarë u tha nga publiku në rrjetet sociale dhe sigurisht ka pranuar se ëshët zhgënjyre nga humbja.

“Kështu thanë shumë njerëz, por ndodhi ajo që pritej që në spektaklet shqiptare ka një ndryshim në momentin e fundit. Në konkurse të tilla diskutohen një apo dy emra që mendohen që në fillim si pretendente. Fillimisht ishte Soni pasi ajo gjithmonë është marrë me kërcim më pas isha unë por ja që fitoi ajo e para”, ka thënë moderatorja e “Thumb”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al