Channing Tatum dhe Jessie J kanë nxitur thashethemet se janë rikthyer bashkë vetëm një muaj pasi i dhanë fund romancës së tyre.

Çifti u pa së bashku në Los Angeles gjatë fundjavës në një dyqan mobiliesh.
Katër javë më parë aktori dhe këngëtarja vendosën ti jepnin fund lidhjes së tyre por duket se nuk kanë mundur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Sipas dëshmitarëve, ata nuk ndanë ndonjë moment romantik ndërsa u përpoqën që të mos tërhiqnin vëmendjen e njerëzve.
Raportohet se çifti u nda për shkak të orareve të tejzgjatura që kalonin larg njëri-tjetrit dhe distancave të largëta.
“Channing është shumë i zënë për shkak të karrierës së tij dhe si babai i duhet të udhëtojë shumë. Ai ka një botë që po e pret dhe po përpiqe ta menaxhojë, por nuk është e lehtë,”- tha një burim pas ndarjes së tyre.
Edhe pse ka spekulimi se ata janë kthyer së bashku, ekziston një mundësi që Channing dhe Jessie të kenë mbetur thjesht miq.


