16 Dhjetor, 2020

Nuk priti as një vit! Këngëtarja me famë botërore fejohet me të dashurin e ri tetë muaj pas ndarjes


Lana Del Rey është fejuar me të dashurin, Clayton Johnson, pa u bërë ende një vit nga lidhja e tyre.

lana del rey (6)

Burime pranë “Us Weekly” treguan se Layton i ka propozuar këngëtares me famë botërore dhe ajo ka pranuar.

lana del rey (1)

Dyshimet për fejesë nisën që mbrëmjen e djeshme, kur Lana performoi në “The Tonight Show”.

lana del rey (2)

Fansat e saj vunë re se gjatë kohës që këndonte “Love You Like a Woman”, në dorën e saj të majtë kishte një unazë.

lana del rey (4)

Dy ditë para shfaqjes një tjetër përdorues i “Twitter” shkroi se e kishte parë Lana Del Rey me një unazë në gisht. Madje edhe muajin e shkuar ajo u pa me një unazë të madhe diamanti, duke nxitur kështu spekulimet për një fejesë të mundshme që në nëntor.

lana del rey (5)

Lajmi për fejesën e këngëtares vjen vetëm 8 muaj pasi ajo i dha fund romancës me Sean Larkin.

Ndarjen e konfirmoi vetë këngëtari, duke u shprehur gjatë një interviste për “The New York Times” se ata mbetën thjesht miq pas një lidhjeje 6-mujore.

© Panoramaplus.al