Ish-bashkëshorti i këngëtares së famshme me origjinë shqiptare Anna Oxa ka vrarë veten.

Muzikanti Franco Ciani u gjet i vdekur në një hotel në Fidenza, në Emilia Romagna.
Ai mbyti veten me një qese plastike mëngjesin e së premtes.
Përpara se të kryente vetëvrasje Franco ndërroi foton e profilit në WhatsApp duke e zëvendësuar me një engjëll.
Sipas Corriere della Sera, Ciani ishte i mbytur në borxhe.
Në një letër ai shpjegonte arsyet e aktit të tij që i atribuoheshin problemeve ekonomike, personale dhe profesionale. Një prej arsyeve ishte se një prej këngëve të tij që ishte besuar Roberta Faccanit e cila nuk u pranua në Sanremo 2020.
I rrënuar nga borxhet, Ciani kishte shitur të drejtat e këngëve të tij.
Vetëvrasja e muzikantit ndodhi mbrëmjen e së enjten por ai u gjet i vdekur nga shërbyesja mëngjesin tjetër.
Ajo trokiti në derën e apartamentit por nuk e hapi njeri u fut vetë dhe e gjeti të vdekur.
Franco Ciani ishte 62 vjeç. Ai u martua me këngëtaren me origjinë shqiptare Anna Oxa nga viti 1982 dhe martesa e tyre zgjati deri në fillim të viteve 1990.
Këngëtari gjatë karrierës së tij bashkëpunoi me shumë artistë përfshirë Lucio Dalla dhe Fiordaliso.
© Panoramaplus.al
