Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka shpërthyer në rrjetet sociale, teksa ka postuar një fotografi ku shfaqet e veshur me bikini.

Në foton e publikuar në profilin e saj në “Instagram”, JLo tregon trupin e tonifikuar që çdo femër do ia kishte zili.
Aktorja e këngëtarja e famshme duket gati për verën dhe filmin e saj të ri.

“Jam një energjike… Dua vetëm që ta dini”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton, e ku duket se vitet për të kanë ndaluar.
Ndërkohë xhirimet kanë nisur dhe “Hustlers “mendohet se do jetë gati për të dalë në kinema në vitin 2020.

Gjithashtu është bërë e ditur se pjesë e filmit do jenë Constance Wu, Kiki Palmer, Lili Reinhart, Julia Stiles dhe Cardi B.


