9 Prill, 2018

Nuk ndodh ta shikoni shpesh kështu, ja si duket Kejvina pa make-up


Ajo është cilësuar si një nga vajzat më bukuroshe e bombastike të ekranit shqiptar. Që me daljen e saj  si velinë në programin “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka çmendur publikun e shpeshherë është bërë edhe kryefjala e portaleve online.

Ajo shfaqet mjaft provokuese gjatë emisionit, palestër, shtëpi e kudo tjetër. Madje herë pas here, velina i nxeh temperaturat me video ku shfaqet duke kërcyer e duke marrë kështu reagimet e mijëra fansave.

Mirëpo, ditën e sotme Kejvina ka publikuar një foto në “Instastorie’ e saj, me një pamje që nuk jemi mësuar ta shikojmë shpesh. Ajo shfaqet tërësisht pa make-up, ndërkohë që ka veshur një bluzë me barkun jashtë dhe mbi kokë mban një kapele. Ajo që na bie në sy është bukuria e saj, e cila nuk ndryshon si në daljet në emision, ashtu edhe në fotot pa asnjë pikë makeup, në kushte shtëpie.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al