23 Nëntor, 2020

“Nuk mund ta besoj që ti je e imja përgjithmonë”- Justin Bieber zgjodhi fjalët më të ëmbla për 24-vjetorin e lindjes së partneres së tij


Sot Hailey Bieber feston 24-vjetorin e lindjes dhe partneri i saj, Justin ka zgjedhur që t’i bëjë një dedikim të bukur.

justin bieber dhe hailey (4)

26-vjeçari postoi në llogarinë e tij në Instagram disa nga fotot më të bukura të bashkëshortes, të cilat i ka shoqëruar me disa fjalë të ëmbla e romantike.

justin bieber dhe hailey (1)

Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Unë jam shtëpia kudo që ti të jesh.

justin bieber dhe hailey (5)

Ti je vendi im i sigurt. Jam plotësisht dhe kryekëput i fiksuar me atë që ti je. Ëndrra ime më e madhe është që të plakem me ty.

justin bieber dhe hailey (6)

Nuk mund ta besoj që ti je e imja përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka shkruar Justin.

justin bieber dhe hailey (2)

Justin dhe Hailey u martuan në vitin 2018 në një ceremoni private.

justin bieber dhe hailey (7) justin bieber dhe hailey (3)

© Panoramaplus.al