Pas publikimit të bashkëpunimit të tyre “Na e dina” në mediat rozë qarkulloi lajmi se Gent Fatali dhe Samanta Karavellan ishin në një lidhje.

Por Gent Fatali i hodhi poshtë thashethemet duke thënë se Samantën nuk e ka parë asnjëherë më sy tjetër përveçse si kolege.
Këngëtari tha se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë dhe se nuk i pëlqejnë femrat e showbizz por vajzat e thjeshta.
“Nuk është aspak e vërtetë. Përveç performimit tonë në klip nuk ka pasur asgjë tjetër nuk e di si është interpretuar nga njerëzit.
Samantën nuk e kam parë me sy tjetër përveçse si kolege dhe si shoqe.
Edhe kur kam qenë i vogël e deri tani, femrat e showbizit nuk më kanë pëlqyer asnjëherë, nuk e di pse. Më tepër më pëlqejnë femrat e thjeshta dhe që nuk janë në botën e showbizz,”- tha ai i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.
© Panoramaplus.al
