Loredana dhe Mozzik çdo ditë e më shumë përforcojnë dyshimet se janë kthyer bashkë.
Ish-çifti i famshëm me anë të detajeve të ndryshme të kapura nga ndjekësit kanë lënë të nënkuptohet se i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit, edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre.
Së fundmi, një postim i Loredanës në rrjetet sociale tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Loredana shpërndau një deklaratë të reperes me famë botërore Cardi B, e cila i adresohej gjuhës së urrejtjes që njerëzit i drejtoheshin bashkëshortit të saj pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc.
Në fjalët e saj, Card B shprehej se gjithmonë do ishte në krah të Offset për shkak se është babai i vajzës së saj dhe askush nuk kishte të drejtë të tregonte mungesë respekti ndaj tij.
Dhe duket se Loredana po përjeton të njëjtën situatë. Me anë të këtij postimi, ajo tregoi se mbështet Mozzik dhe do jetë pranë tij gjithmonë pasi është babai i Hanës.
“Nuk më intereson nëse nuk ju pëlqen. Nuk flas me të, por kjo nuk do të thotë se ju keni të drejtë të tregoni mungesë respekti ndaj babait të vajzës sime. Nëse ai vdes, ose i ndodh diçka nuk do e rrisësh ti fëmijën tim dhe nuk kujdesesh ti për të,”– është deklarata e Cardi B, e shpërndarë nga reperja shqiptare.










