26 Nëntor, 2020

“Nuk më intereson nëse jeni ofenduar apo neveritur!”- Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë për humbjen e djalit dhe për fotot e shumëpërfolura


Chrissy Teigen dhe John Legend kanë dalë për herë të parë në një intervistë pas humbjes së fëmijës së tyre, ku foli më shumë për ndërprerjen e shtatzënisë në tremujorin e dytë.

chrissy teigen john legend (1)

Pas tragjedisë, Chrissy ndau një ese emocionale në të cilën detajonte ndërlikimet mjekësore që pësoi dhe reflektoi për humbjen e djalit të tyre Jack, por kjo është hera e parë që ajo flet në një intervistë.

1488159808-hbz-oscars-couples-chrissy-teigen-john-legend-1488210883

Të pranishëm në “Good Morning America” të martën, Teigen dhe Legend folën për mënyrën se si po përballen dhe se si kanë marrë forcë nga të tjerët duke ndarë historinë e tyre.

chrissy-teigen

Nuk e dija që mund ta përjetonim këtë dhimbje dhe gjithashtu ta ndanim, por kur e bëmë, kjo pati vërtet shumë rëndësi për kaq shumë njerëz,” tha Legend.

Dhe ishte një përvojë kaq e fuqishme për mua. Unë jam thjesht mirënjohës që gruaja ime ishte mjaft e guximshme për ta bërë këtë gjë.”

chrissy teigen6

Teigen tha se ajo ka marrë mijëra letra nga mbështetësit gjatë kësaj kohe. Ajo gjithashtu foli për vendimin për të ndarë fotografitë personale nga spitali pasi humbi djalin e saj Jack.

chrissy teigen

Nuk më intereson nëse jeni ofenduar apo neveritur. E kuptoj që mund të ketë qenë kështu për njerëzit,”- tha modelja Teigen, duke shtuar se fotot ishin “për njerëzit që ishin të lënduar“.

Ajo ndiente se shkrepjet e atyre fotografive ishin një mënyrë që ta mbanim përgjithmonë kujtimin e Jack,”- u shpreh John Legend.

nëna e Chrissy Teigen (4)

Isha si i shqetësuar. Mendoja që nuk më pëlqente ta përkujtoja këtë dhimbje. Por kur ndodh një abort spontan, ti ke këtë zbrazëtinë… dhe ne donim t’i bënim fotot, në mënyrë që të kishim diçka për ta kujtuar“.

nëna e Chrissy Teigen (2)

Përmes kësaj eksperience, lidhja e çiftit është forcuar më shumë se kurrë.

Unë thjesht e di që e dua gruan time, më shumë se kurrë“, tha Legend.

chrissy-teigen

Ne kemi kaluar kaq shumë sfida së bashku dhe ato e kanë bërë lidhjen më të fortë dhe unë e di që jo gjithmonë ndodh kështu kur njerëzit kalojnë tragjedi“.

Chrissy Teigen1

Çifti tha se vajza e tyre 4-vjeçare, Luna dhe djali Miles, 2 vjeç, i kanë ndihmuar duke u sjellë çdo ditë shumë gëzim.

© Panoramaplus.al