Mori shumë vëmendje fakti që Donaldi nuk e kaloi mbrëmjen e parë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” me Beatrix por me vëllezërit dhe miqtë e tij. Megjithatë, një detaj i kapur nga fansat duket se tregon se aktori i ka bërë një dedikim Beatrix.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë në një klub ku ka performuar me Romeon dhe Elgitin. Të pranishëm ishin gjithashtu disa ish-konkurrentë të shtëpisë më të famshme ndërsa u vu re mungesa e Beatrix.
Pavarësisht kësaj, aktori i humorit është kujdesur që ta kujtojë atë para të gjithëve. Ai ka kënduar këngën “Nën një portokalle”. Ndonëse për shumë njerëz kjo mund të duket si një këngë e zakonshme apo si një zgjedhje e Donaldi për të ndryshuar atmosferë me një këngë popullore, për të tjerë nuk është një zgjedhje e rastësishme.
Kjo është parë si një dedikim për këngëtaren pasi ata janë puthur për herë të parë në shtëpinë e famshme me këtë këngë në sfond. Madje, disa herë ai është shprehur me humor se kjo është kënga e tyre.
Ndërkohë, Beatrix ka publikuar një video në Instagram nga surpriza që i bëri aktorit natën finale në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mirëpo, as aty nuk ka asnjë reagim nga Donaldi, as like dhe as koment. Nuk dihet se si po shkon lidhja e tyre po vlen të theksohet se ata kanë patur jo pak problem teksa ishin ende pjesë e formatit.
© Panoramaplus.al
