11 Janar, 2018

Nuk kanë të sosur sakrificat e Megan Markle, princesha merr vendimin ekstrem


Meghan Markle ka mbyllur të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale në mënyrë të papritur. Mesa duket rregullat e familjes mbretërore janë mjaft të forta e duhet të gjejnë zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe princeshën e ardhshme.

Mediat angleze e vunë në pah këtë fakt, çka bëri që vetë Pallati Mbretëror të dilte në një qëndrim zyrtar, duke raportuar se e fejuara e Princ Harry-t nuk i ka përdorur për një kohë të gjatë këto rrjete sociale, ndaj dhe për këtë arsye ka vendosur ti mbyllë.

Pavarësisht kësaj, fansat e çiftit nuk duhet të shqetësohen pasi çdo aktivitet nga jeta e tyre e përditshme, dhe e anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, publikohet në ‘Instagram’-in, ‘Twitter’-in, dhe ‘Facebook’-un e Pallatit mbretëror. Dasma do të jetë në 19 maj të këtij viti.

© Panoramaplus.al