6 Nëntor, 2020

“Nuk kam qarë shumë”- Miley Cyrus flet për ndarjen nga Liam Hemsworth: Pas dy vitesh traumë…


Miley Cyrus ka thënë se nuk “ka kaluar shumë kohë” duke qarë për divorcin nga Liam Hemsworth.

miley cyrus (5)

27-vjeçarja u nda përfundimisht nga aktori 30-vjeçar në gusht të vitit 2019, vetëm tetë muaj pasi ishin martuar në një ceremoni romantike, raporton “Daily Mail”.

miley cyrus (7)

Por, pas dy vitesh “traumë”, për shkak të humbjes së gjyshes dhe djegies së shtëpisë së saj, këngëtarja tha se kishte mësuar si të ecte para.

miley cyrus (6)

Unë kam kaluar një traumë dhe një humbje të madhe gjatë dy viteve të fundit. Shtëpia ime u shkatërrua nga flakët, u divorcova dhe humba një ndër njerëzit e mi më të shtrenjtë, gjyshen”,- u shpreh ajo.

miley cyrus (2)

Nuk kalova shumë kohë duke qarë për të dhe kjo jo për shkak se isha e ftohtë apo se u përpoqa të mos ndjeja diçka, por sepse unë nuk do ta ndryshoja atë. Unë shërohem përmes udhëtimeve dhe takimeve me njerëz të rinj. Kur humbni një person, dikush tjetër vjen në jetën tuaj”, -shtoi më pas ajo.

miley cyrus (1)

Për më tepër, Miley tha se ndjenjat e saj ndryshojnë në mënyrë drastike gjatë gjithë kohës.

Kjo ndodh, sepse çdo përvojë që kalojmë në çdo sekondë, ndryshon mënyrën se si e perceptojmë jetën”,- shpjegoi aktorja.

miley cyrus (4)

Pas ndarjes me Liam, Miley filloi një romancë të re me Caitlynn Carter, që zgjati shumë pak.

© Panoramaplus.al