11 Dhjetor, 2023

“Nuk kam puthur kurrë një vajzë shqiptare”- Konkurenti i “Big Brother Vip” habit me deklaratën: Tani që e mendoj…


Konkurenti i “Big Brother Vip Kosova”, Blerando së fundmi ka ardhur me një rrëfim ndryshe nga jeta e tij personale.

Blerando: Nuk kam puthur kurrë një shqiptare

Gjatë një bisede me Mirdonin dhe Ardi, tre djemtë kanë zbuluar më shumë për eksperiencat e tyre të para të puthjes dhe marrëdhënieve seksuale.

Teksa u pyet për përjetimin e puthjes së parë, Blerando i ka habitur të gjithë duke thënë se asnjëherë nuk ka puthur një vajzë shqiptare.

“Unë kurrë nuk e kam puthë ndonjë shqiptare. Tani që e mendoj se kurrë s’e kam pasur ndonjë lidhje me ndonjë vajzë shqiptare”, tha Blerando ndërsa djemtë mbetën të shokuar nga deklarata e tij.

© Panoramaplus.al