18 Korrik, 2024

“Nuk kam plane për këngë të reja!”- Adele njofton se do shkëputet nga muzika për disa kohë: Dua të pushoj e të bëj gjëra krijuese


Këngëtarja Adele, ka njoftuar do të shkëputet nga muzika për një periudhë kohe pas koncerti të saj të ardhshëm në Mynih.

Adele ade

Këngëtarja britanike, ka thënë për median gjermane ZDF se nuk ka plane për muzikë të re, dhe se do të shkëputet për një kohë për të pasur mundësi për të krijuar.  “Dua të pushoj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese vetëm për pak kohë”, ka thënë ajo.

Albumi i fundit i yllit britanik doli në vitin 2021 dhe ajo i ka kaluar dy vitet e fundit duke luajtur në fundjave “Weekends With Adele”  në Las Vegas, me kapacitet prej 4000 veta, që do ta përfundojë më 23 nëntor.

adele adele

Para shfaqjeve të fundit në Vegas, ajo po kalon verën në Mynih ku do të luajë dy koncerte në javë për pesë javë, në një stadium të ndërtuar posaçërisht për këtë.

Promotori i rezidencës së Mynihut, Marek Lieberberg, ka thënë se 95% e biletave janë shitur. Instalimi i skenës do të shfaqë ekranin më të madh të përdorur për një koncert, 220 m i gjatë dhe 30 m i gjatë.

Duke folur për ZDF, Adele tha, “Ekrani është i madh do të bëjë 80,000 njerëz të ndihen sikur jam vetëm unë dhe njëri prej tyre.”

Adele tha se ajo priste një përgjigje më pak të ethshme sesa turma e Las Vegasit. Tifozët evropianë, tha ajo, “janë pak më të qetë, kështu që ndoshta kjo është për shkak se ata janë më të sjellshëm, ndërsa amerikanët mund të jenë shumë, shumë të zhurmshëm”.

adele

© Panoramaplus.al