11 Dhjetor, 2023

“Nuk kam pasur guximin që ta shikoj”- Puthja e famshme me Borën në “BBV”, Donaldi Veshaj rrëfen për herë të parë reagimin e partneres së tij: Ka patur debate…


Moderatori i njohur Donald Veshaj së fundmi ka qenë i ftuar në “E diell”, në rubrikën “Galeri” ku ka folur për herë të parë për puthjen me partneren e tij Bora Zemani gjatë eksperiencë së tij në ‘Big Brother Vip 1’, puthje e cila s i shndërroi ata në një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.  

Teksa në ekran u shfaq fotoja e puthjes, ai tregoi se kjo është hera e parë që e ka shikuar pasi nuk ka pasur guximin që të shikonte edhe një herë.

“Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta”, tha ai.

bora donald1

Videoja e çiftit duke u puthur në “BBV” shumë shpejt u bë virale, duke u shndërruar në një ndër më të klikuarat, ndërsa për këtë Donaldi tha: “Unë nuk besoj shumë tek statistikat, se nuk rri t’i shoh dhe t’i kontrolloj por si emocione dhe moment ka qenë shumë i fortë dhe mendoj se është një nga ato emocione që nuk ka për t’u larguar ndonjëherë nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj. Ka qenë një emocion i vërtetë, një emocion i sinqertë, një situatë e komplikuar dhe një ndjenjë shumë shumë e fortë”.

I pyetur nga moderatori nëse e ka diskutuar me Borën këtë moment, ai është përgjigjur:“Ka patur diskutime, debate, sherre, luftë, bomba, mina dhe të gjitha. Kanë kaluar por unë personalisht që të futem dhe ta shikoj, nuk kam patur guximin ta bëj sepse nuk kam dashur t’i kthehem edhe njëherë emocioneve, e kam patur me frikë“.

Kush shkroi i pari? Bora dhe Donaldi tregojnë si u bashkuan sërish

Bora dhe Donaldi gjithashtu kanë bërë një film së bashku “5 Herë Jo”, ku kanë treguar historinë e tyre të dashurisë, ndërsa do të publikohet për herë të parë me 12 dhjetor.

Ky është projekti i parë që i shohim të ndarë vëllezërit Romeon dhe Donald, megjithëse ky i fundit tregoi se kishte përgatitur një personazh për të, por nuk iu bashku kastit pasi ka një projekt më të madh se ky.

“Romeo është duke bërë një projekt të madh që unë nuk kam të drejtë të flas. Ka lidhje me Top Channel. Është një projekt shumë interesant për të cilin do dëgjoni në 2024. Xhiron shumë, 6 ditë të javës. Ka rreth 5-6 muaj që punon për të. Kemi hequr një personazh që nuk e kemi zhvilluar në film, Romeo na e dogji këtë personazh”- tha moderator.

Kujtojmë që Bora dhe Donald u ndanë pasi aktori e tradhtoi me këngëtaren Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së BBV1. Por pas përfundimit të spektalit, gjetën sërish rrugën për tek njëri-tjetri.

donald veshaj beatrix ramosaj1

Aktori dhe këngëtarja nisën romancën pasi Donaldi puthi Bora Zemanin brenda shtëpisë, kur ajo shkoi për të takuar miken e saj Semni. Por, lidhja e dashurisë së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt mbaroi ende pa filluar mirë. Krisja e marrëdhënies së tyre nisi pas daljes së këngëtares nga BBV dhe me mbylljen e spektalit përfundoi edhe romanca e tyre.

Pas ndarjes nga aktori humorit, Beatrix Ramosaj u shpreh se dashuria e marrë nga fansat është përtej imagjinatës së saj dhe se kishte menduar ndonjëherë që do përjetonte diçka të tillë.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

donald veshaj bora zemani2

Bora së fundmi ka qenë ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale. Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbuloi për herë problemet që ata kanë pasur.

“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, tha Donaldi. Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është përtej imagjinatës. Jam me lot në sy teksa e di që njerëzit kujdesen për mua. Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar se do përjetoja këtë. Ju jeni njerëzit e mi më të preferuar, më bëni të lumtur çdo ditë. Ju dua të gjithëve”, shkroi Beatrix Ramosaj.

Donaldi dhe Beatrix janë ndarë vetëm 24 orë pas finales së “Big Brother”, ku aktori u rendit i dyti. Me të dalë nga shtëpia, aktori dhe këngëtarja kanë mundur të flasin nga afër, duke sqaruar edhe konfliket që lindën kur Donaldi ishte brenda në shtëpi.

beatrix ramosaj (3)

Me të mësuar për udhëtimin e ish-partneres së tij në Dubai teksa vetë ai ndodhej në BBV, Donaldi nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë lajm. Ashtu si kishte deklaruar brenda shtëpisë, nëse ajo do të ishte larguar nga Shqipëria, ai nuk do t’ia falte.

Dhe ashtu ndodhi. Xhelozia solli fundin e marrëdhënies vetëm 24 orë pasi ishte mbyllur loja e “Big Brother”. Me gjithë insistimin e Beatrix dhe shpjegimin e situatës, vendimi i aktorit për t’u ndarë ka qenë përfundimtar.

bora zemani4bora zemani donald veshaj1Bora DonaldiDonald Veshaj-Bora-Zemani

© Panoramaplus.al