14 Tetor, 2025

“Nuk kam dashur kurrë të adoptoj!”- Jennifer Aniston zbulon për herë të parë betejën më të madhe të jetës: Dua ADN-në time, kam 20 vjet që përpiqem të…


Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka folur së fundmi për përpjekjet e saj shumëvjeçare për të krijuar një familje, duke sqaruar për herë të parë se, ndryshe nga thashethemet, nuk e kishte menduar kurrë seriozisht birësimin si alternativë.

Në një intervistë në podkastin “Armchair Expert”, aktorja 56-vjeçare pranoi se kishte kaluar vite të tëra në përpjekje për të ngelur shtatzënë, përfshirë edhe trajtime të fertilitetit (si fertilizimi in vitro (IVF).)

“Kur njerëzit thonë, ‘Por mund të adoptosh’, përgjigjja ime është jo, nuk dua të adoptoj. Dua ADN-në time tek një fëmijë i vogël. Kështu jam ndjerë gjithmonë, qoftë egoiste apo jo,” tha Aniston.

E ftuar në një bisedë me bashkë-prezantuesen Monica Padman, e cila ndau përvojën e saj me ngrirjen e vezëve, Aniston u shpreh se tashmë është në paqe me faktin që nuk është bërë nënë: “Është kaq paqësore. Por për të qenë e sinqertë, vjen një pikë ku nuk ke më kontroll. Nuk ka asgjë që mund të bësh”.

Megjithëse për shumë vite mediat kanë spekuluar rreth statusit të saj familjar, shpesh duke e akuzuar se ishte “punaholike” dhe “e fiksuar pas karrierës”, Aniston ka zgjedhur të mos e ndajë publikisht luftën e saj për amësinë, derisa tani.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar UK, ajo theksoi se shumica e njerëzve nuk e dinin se ajo kishte kaluar 20 vite duke u përpjekur të krijonte një familje.

Kam 20 vjet që përpiqem të kem një fëmijë. Ata nuk e dinë se çfarë kam kaluar,” tha ajo. “Nuk dal zakonisht në publik dhe nuk i ndaj problemet e mia mjekësore. Nuk është puna e askujt. Por në një moment, nuk mund ta durosh më këtë thashethem, që nuk dua një fëmijë apo një familje sepse jam egoiste ose punoj shumë. Më preku,  jam edhe unë njeri, si të gjithë të tjerët.”

Aktorja zbuloi gjithashtu se ka pasur momente gjatë jetës kur ka menduar se mund të kishte fëmijë me dikë që donte: “Ka pasur raste kur kam takuar ndonjë burrë dhe kam menduar: ‘Do të bëheshim me fëmijë të mrekullueshëm’. Por ajo ndjenjë zhduket brenda tre sekondash”.

© Panoramaplus.al