17 Dhjetor, 2020

‘Nuk kam bërë seks gjatë pandemisë’- Modelja ka një kriter për mashkullin që do bëhet i dashuri i saj: Dua të jetë i vaksinuar


Një modele Instagrami ka zbuluar kriteret strikte që duhet të përmbushë i dashuri i saj i ardhshëm.

Gjatë muajve të fundit, Iasmin Santos shkroi në Tinder se gjatë periudhës së pandemisë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, dhe se është në kërkim të një mashkulli tërheqës.

Por që një mashkull të dilte me të, duhej fillimisht të bënte testin e COVID-19 dhe të mos ishte prekur nga koronavirus.

Dhe tani 27-vjecarja braziliane, i bëri më specifike kërkesat e saj, duke thënë se mashkulli që do dilte me të duhej të ishte i vaksinuar.

Zeshkania seksi aktualisht jeton në Londër, ku janë shpërndarë dozat e para të vaksinës anti-COVID.

‘Dua një burrë që ta ketë bërë vaksinën anti-COVID, kjo është kërkesa ime e parë,’- tha ajo. ‘Dua gjithashtu që ai të jetë një njeri i veçantë. Dhe do marrim çdo masë që të mos infektohemi.’

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al