Khloe Kardashian ka befasuar publikun me një rrëfim të sinqertë mbi jetën e saj personale, duke treguar se ka më shumë se tre vjet që nuk ka kryer marrëdhënie seksuale dhe se aktualisht nuk është në një lidhje.

Ylli i reality show-t “The Kardashians” foli hapur për këtë temë në episodin e parë të sezonit të shtatë të programit. Gjatë një bisede me Simon Hack, krijuesin e markës Lemme të Kourtney Kardashian, Khloe mësoi se aktorja Julia Fox, e cila është pjesë e fushatës së tij të re, ka zgjedhur të abstenojë nga seksi për katër vjet. Hack shpjegoi se fushata ka në fokus vetëkënaqësinë dhe pranimin e trupit.
“Kam bërë seks për më shumë se tre vjet,” pranoi Khloe, duke shkaktuar habinë e Simon Hack, i cili iu përgjigj me humor: “Kjo pelte (suplement dietik) është bërë për ty.”
Megjithatë, Khloe sqaroi se nuk është në asnjë marrëdhënie dhe se nuk ka kontakt me askënd romantikisht.
“Jo, nuk po dal me askënd. Nuk i shkruaj askujt dhe nuk kam as numrin e askujt në telefon. Nuk kam asnjë foto nudo në telefonin tim,” tha ajo me sinqeritet.

