Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila është pjesë e Big Brother Vip Kosova, ka shprehur një dëshirë për Vitin e Ri i cili po e gjen brenda formatit.

Në letrën e shkruar dedikuar dëshirës së saj, Rovena gjithashtu u ka kërkuar falje prindërve që deri më tani nuk ka mundur t’i bëj gjyshër.
“I kërkoj falje prindërve të mi që nuk kam mundur t’ju mundësoj të jenë gjyshër deri tani, e do të doja këtë Vit të Ri që kjo dëshirë e imja dhe e tyre të realizohet me ndihmën e zotit,” tha këngëtarja.

Kohët e fundit ajo ka përmendur shpesh faktin se dëshiron shumë të jetë nënë po ashtu të ketë një familje të saj.
“Në aspektin personal do doja shumë të gjeja dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e sukseshme,” ka thënë ajo teksa ka theksuar se “do të doja të kisha fëmijë edhe unë edhe pse jam në limitet e mija për ta realizuar këtë gjë”.
© Panoramaplus.al
