Vetëm disa ditë pasi u zbulua romanca e Tom Brady dhe Irina Shayk së fundmi janë parë sërish së bashku në një darkë romantike në New York.

Sipas një dëshmitari okular, ylli i NFL mbërriti i pari tek restoranti, ndërsa modelja u shfaq vetëm disa minuta më pas teksa shtoi se dyshja dukeshin shumë të dashuruar.
“Shumica e personave që po darkonin nuk ua vunë re çiftit teksa kalonin nëpër restorant. Ata të dy u shoqëruan nga stafi i restorantit, ku shijuan një darkë romantike. Ishin vetëm ata të dy. Ata ishin thjesht në botën e tyre të vogël. Është e qartë se ata nuk donin të kishin afër shumë njerëz.”– tha burimi.
Burimi e përshkroi Irinën si “shumë formale dhe elegante”, ndërsa përsa i përket Brady ai tha se ishte veshur shumë thjeshtë duke dashur që ti bënte përshtypje modeles.
Kujtojmë se romanca e tyre u zbulua në fund të muajit të kaluar kur fotografët i kapën së bashku në makinë, pasi ata kaluan një natë krah njëri-tjetrit.

Ndonëse sipas publikut çdo është mëse e qartë dyshja akoma nuk e kanë konfirmuar lajmin se kanë nisur një romancë dashurie së bashku.

© Panoramaplus.al

