Këngëtari i njohur italian Marco Carta ka pranuar për herë të parë publikisht se është homoseksual dhe se është i lumtur.

Fituesi i një prej edicioneve të spektaklit të famshëm “Amici di Maria De Filippi”, ishte dje i ftuar në emisionin e Barabara d’Urso, ku rrëfeu se puthjen e parë ja ka dhuruar shokut të klasës.
Ai ka shtuar se ka vendosur që të flasë rreth kësaj teme për të qenë i lumtur.

“Për shumë vite nuk kam qenë i lirë sepse nuk mund të shprehja publikisht dashurinë time. Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema. Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16-vjeç, por unë nuk i kam bërë, po i bëj tani që jam 33-vjeç dhe do t’i bëj sigurisht. Kjo është rruga ime tani, nuk ka kthim prapa se kjo është lumturia ime. Jam shumë i lumtur dhe ndihem 30 kg më pak”, është shprehur këngëtari.
“Dua ta liroj shpirtin tim, trupin tim, por edhe muzikën time. Njerëzit mund të thonë ‘ai e bëri atë pas dhjetë vjetësh’. Por kjo ishte rruga ime. Tani ndihem i gatshëm dhe i sigurt”, përfundoi Marco.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
