Nuk është kurrë vonë për të gjetur dashurinë! Madje edhe gazetari i njohur italian Giancarlo Magalli, 70 vjeç, po përjeton një rini të dytë. 
Mediat italiane shkruajnë se ai ka nisur një lidhje me një vajzë 48 vjet më të re se ai, 22-vjeçaren Giada, e cila ka qenë e ftuar në “Fatti Vostri” ku tregonte një histori dramatike për abuzimet.
Fotot e tyre janë publikuar nga e përjavshmja italiane “Gente”, por gazetari e ka mohuar këtë romancë nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Më erdhi mirë që e takova. Drekuam bashkë dhe bëmë një shëtitje. Ai është momenti kur jemi fotografuar. Në ato imazhe shfaqen dy miq që shëtisin të përqafuar e duke bërë shaka, e pastaj u shpik një histori dashurie. Nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, të dy jemi njerëz të rritur (unë ndoshta shumë), por unë nuk dua të vazhdoj të ushqej një histori që shumë e shohin, ndoshta me të drejtë, si pak ‘anormalë”, ka shkruar 71-vjeçari në postimin e tij.
Ai ka shtuar se me Giada-n mban kontakte edhe pse nuk shihen shpesh. Gjithashtu ka thënë se u pëlqen që të jetojnë miqësinë e tyre pa iluzione, dyshime dhe shpifje.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
