25 Gusht, 2023

Nuk janë ndarë! Kylie Jenner fotografohet sërish pranë shtëpisë së partnerit të saj (Foto)


Kylie Jenner është fotografuar së fundmi duke mbërritur në shtëpinë e partnerit të shumëpërfolur, Timothee Chalamet në Beverly Hills.

25 vjeçarja kishte veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse të gjera përpara se të shkonte në shtëpinë e aktorit 27-vjeçar. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” kishte vendosur dhe një maskë të zezë duke mbuluar pjesën e gojës.

Jenner u pa duke lëvizur me Mercedesin e saj 200 mijë dollarësh, Maybach 600 dhe u ndoq nga ekipi i saj i sigurisë me një Escalade të zezë ndërsa mbërriti në banesën e Timothee.

Në fillim të këtij muaji u konfirmua se dyshja janë ende në një lidhje, pavarësisht thashethemeve se ylli i  ‘Call Me By Your Name’ i kishte dhënë fund romancës me milioneren.

Kylie dhe Timothee janë takuar në fshehtësi që nga fillimi i prillit, raporton TMZ .

Çiftit thuhet se kanë nisur një romancë pasi të dy morën pjesë në shfaqjen e modës Jean-Paul Gaultier më 25 janar 2023.

Në mesin e prillit, pasi u publikuan lajmet për lidhjen e tyre, Range Rover i Kylie u pa në shtëpinë e Timothee në në Beverly Hills.

Kujtojmë se më parë, Kylie i dha fund romancës disavjeçare me reperin Travis Scott me të cilin ndan dhe dy fëmijë: vajzën Stormi, pesë dhe Aire, një vjeç.

© Panoramaplus.al