15 Tetor, 2020

“Nuk jam aq mirë sa mendoja”- Këngëtari shqiptar flet për eksperiencën me Covid-19 pas daljes nga spitali


Dy ditë më parë, këngëtari shqiptar, Valton Krasniqi, ndau në rrjete sociale lajmin se ishte infektuar me Covid-19.

valton krasniqi (1)

Këngëtari tha se asnjëherë s’e kishte besuar virusin dhe ju bëri thirrje të gjithëve ta ruajnë veten.

valton krasniqi (5)

Por, tashmë që është larguar nga spitali, Valtoni e ka fituar betejën me virusin, por nuk është aq mirë sa ç’priste.

valton krasniqi (2)

Përfundimisht u konfirmua se tashmë Covid-19 e kam mposhtur. Jam shumë më mirë nga ç’isha, jo aq lehtë sa e mendoja, por megjithatë ja arrita. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar dhe më keni dhënë forcë.

valton krasniqi (3)

Falenderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës Infektive për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit. Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar më. Me respekt Valton Krasniqi”, ka shkruar këngëtari në Facebook.

valton krasniqi (4)

© Panoramaplus.al