14 Shtator, 2023

Nuk iu ndahet problemeve me ligjin! Kanye West paditet për vilën e tij në Malibu, ja arsyeja


Problemet me ligjin për Kanye West nuk kanë mbaruar, pasi së fundmi ai është paditur nga ish-punonjës i tij duke pretenduar se reperi shtëpinë e tij në Malibi dëshiron ta kthejë në “një stresë për bombat e viteve 1910”.

46-vjeçari është paditur nga ish-menaxheri i projektit të rimodelimit të shtëpisë, Tony Saxon, i cili pretendon se u pushua nga puna pasi ai i shprehi shqetësime për rrezikun e veprimeve të tilla.

Sipas padisë së Saxon, të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, ai u punësua për projektin në shtator të vitit 2021 dhe punoi 16 orë në ditë në shtëpinë e plazhit të projektuar nga Tadao Ando.

Ekstreme: Reperi, 46 vjeç, është paditur nga ish-menaxheri i projektit të rimodelimit, Tony Saxon, i cili pretendon se u pushua nga puna pasi ai 'shprehte shqetësime për rrezikun ekstrem të veprimeve të tilla' sipas TMZ; Shtëpia pa dritare në Malibu e parë të mërkurën

Saxon pretendon se West e pagoi atë vetëm për një javë punë dhe më pasi ai i injoroi të gjitha shqetësimet e tij, derisa u pushua nga puna në nëntor të 2021, pasi refuzoi të hiqte dritaret e shtëpisë dhe energjinë elektrike.

Sipas tij Kanye dëshironte që mbrenda shtëpisë të vendoste gjeneratorë të mëdhenj, por Sakson ishte i shqetësuar se ajo mund të kishte rrezik.

Ndër të tjera ish-menaxheri i reperit pretendon se më pas Kanye e kërcënoi atë  duke i thënë se do ta konsideronte ‘armik’ nëse nuk bënte atë që ai po i kërkonte.

Vizioni i reperit për shtëpinë ishte të bënte një strehë për bomba që nga vitet 1910 dhe të prishte banjat prej mermeri, si dhe të hiqte dritaret dhe energjinë elektrike.”- tha Saxon.

© Panoramaplus.al