Tom Holland dhe Zendaya kanë kaluar një natë të bukur dhe super romantike në “Qytetin e Përjetshëm” dhe të gjithë janë impresionuar nga surpriza e aktorit britanik.

Ai fluturoi drejt Romës për të surprizuar yllin e Euphoria me një darkë në Antica Pesa të Romës, sipas Page Six. Me sa duket, Holland kishte ngrënë në të njëjtin vend në fillim të këtij muaji dhe e kishte shijuar mjaftueshëm duke vendosur të rikthehej, këtë herë me të dashurën e tij.
Një nga burimet ka thënë për median në fjalë se Zendaya ishte shumë e emocionuar, duke shtuar se “ata ishin ulur në një cep pranë oxhakut dhe ishin të adhurueshëm së bashku. Dukeshin të dashuruar”.
Shefi i kuzhinës Francesco Panella ka ndarë në Instagram një foto nga mbrëmja me çiftin. “Faleminderit @tomholland2013 që u kthyeve sërish në @anticapesa për natën tuaj surprizë me @zendaya dhe miqtë,” shkroi ai.

Zendaya prej ditësh ndodhet në Itali për shkak të Javës së Modës, teksa Tom ka qenë i angazhuar me promovimin e filmit të ri “Uncharted”. Ata nuk ishin parë prej ditësh dhe Tom nuk ka duruar dot më gjatë dhe ka shkuar pranë saj.
© Panoramaplus.al
