11 Shkurt, 2021

“Nuk isha i përgatitur për të varrosur fëmijën tim”- “TikTok” i merr jetën një 18-vjeçareje, ja çfarë thonë prindërit e saj


Ylli i TikTok-ut, Dazharia Shaffer, e njohur si “Dee” ka ndërruar jetë të hënën në moshën 18-vjeçare.

Dazharia Shaffer (6)

Ishte babai i saj ai që ndau lajmin tronditës në “TikTok” të martën, shkruan “Et Online”.

Dazharia Shaffer (10)

Dua t’ju falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që treguat ndaj vajzës sime. Për fat të keq, ajo nuk është më me ne dhe ka shkuar në një vend më të mirë”, shkruhej krahas një kolazhi fotosh.

Dazharia Shaffer (8)

Babai i 18-vjeçares tregoi se e bija vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Dazharia Shaffer (5)

Ajo ishte mikja ime më e mirë dhe nuk isha kurrsesi i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Ishte kaq e lumtur, do doja të kishte folur me mua për gjërat që e shqetësonin dhe mendimet e vetëvrasjes.

Dazharia Shaffer (1)

Mund t’ia kishim dalë. Tani vij në shtëpi dhe ti nuk je aty për të më pritur. Duhet të të lë të fluturosh me engjëjt. Babi të do”.

Dazharia Shaffer (4)

Një reagim ka ardhur edhe nga ëma e vajzës, Jennifer Shaffer, e cila postoi në “Facebook”.

Dazharia Shaffer (3)

Jam e shkatërruar. Nuk e besoj dot që po shkon. Do doja të më thoje ishte thjesht një shaka, por nuk është kështu. Do doja të kisha vdekur në vendin tënd. U prehsh në paqe engjëlli im.”.

Dazharia Shaffer (2)

Dazharia u shndërrua në një fenomen të “TikTok-ut”, ku mblodhi plot 1.4 milionë ndjekës. Ajo mblodhi fansa edhe në “Instagram” e “YouTube”, ku shpesh dokumentonte jetën dhe sfidat virale që realizonte në platformat sociale.

Dazharia Shaffer (1)

Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, Dazharia postoi një seri videosh në “Instagram” me titull “postimi i fundit”.

© Panoramaplus.al