Luiz Ejlli ishte një ndër konkurentët me të fortë në “Big Brother VIP 2”, i cili me lojën dhe batutat e tij bëri për vete një publik të gjerë.

Të shumta kanë qenë debatet që këngëtari ka krijuar me banorët e tjerë në kuadër të lojës, ku një prej tyre ishte edhe ai me Eni Taren.
Mesa duket tashmë djemtë kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Luizi përmes një postimi në InstaStory, i cili i penduar nga situatat e pakëndshme që kishte me Taren i kërkon falje publikisht këtij të fundit.
“Dy gabime që nuk ia fali vetes kam bërë në ‘Big Brother’. Një me Kiarën që e mërzita dhe e bëra të qajë dhe dy me një banorë që e mora inat dhe e bëra armik kot dhe jam penduar shumë. Është super djalë, nuk e di, po ta them publikisht Eni, po t’kërkoj falje! Ti e din që ishte në kuadër të lojës”- u shpreh ai teksa ndodhej në makinë me Enin.


