4 Gusht, 2018

Nuk flisnin prej Florit? Liberta Spahiu fton Elvanën në emisionin e saj, ja si e prezanton


Shpeshherë në mediat online është përfolur për “trekëndëshin” Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu. Madje ndodh të lexojmë se moderatorja e njohur kosovare të thumbojë këngëtaren shqiptare me postimet e saj.

Por këtë herë Liberta ka suprizuar me fjalët që ka thënë për Elvanën. Në daljen e fundit televizive në emisionin e saj për këtë sezon, kur erdhi momenti i prezantimit të Elvana Gjatës dhe intervistës që këngëtarja kishte dhënë për ta, ajo tha kështu:

“I mungoi skenës muzikore për një kohë, tashmë është rikthyer. Keni pasur raste që ta shihni në koncertin e saj në Tiranë. Së fundmi ajo kishte koncert edhe në Prishtinë. Ka publikuar disa këngë të tjera, mes tyre ehe duetin me Ledri Vulën dhe John Shahun. E kam fjalën për Elvana Gjatën”.

© Panoramaplus.al