27 Qershor, 2024

Nuk flet më me Romeo Veshajn? Elvis Myrta ia vë “vulën” me veprimin e fundit! Fansat e pyesin, ja çfarë tha gazetari


Miqësia mes aktorit të njohur Romeo Veshaj dhe gazetarit Elvis Myrta mesa duket është krisur.

Dyshja u njohën në shtëpinë e “BBV” dhe krijuan një raport miqësor me njëri-tjetrin, megjithëse pas daljes nga ky reality show nuk i kemi parë më bashkë.

Dyshimet e fansave nisën pasi Romeo dhe Lisi nuk ndiqen më në Instagram.

Megjithatë gazetari ia vuri “vulën” me veprimin e fundit.

Lisi ka darkuar me Egla Cenon, ndërsa gjatë një videolive me ndjekësit e aktores, ku një ndër ta e ka pyetur nëse ka folur me Romeo Veshaj.

“Jo” është përgjigjur Lisi duke mos treguar më shumë se çfarë ka ndodhur mes tyre.

© Panoramaplus.al