Eksperienca në “Big Brother” tonë nuk i doli edhe aq e suksesshme pasi nuk fitoi dhe as lidhja me Olsin nuk zgjati, edhe pse sot Fjorentina ka një punë të re si dhe fansa të shumtë.
Por mesa duket ajo ende nuk është dorëzuar pasi sipas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se do të shkojë të aplikojë për tu bërë pjesë e “grande Fratelo” në Itali.
“Do shkoj dhe unë për të dytën herë, por kësaj here do shkoj në Itali”, ka shkruar ajo, ndërsa nuk dihet nëse e ka pasur seriozisht apo ka qenë thjeshtë një shaka.
© Panoramaplus.al

