Angelina Jolie e cila ka pothuajse 40 vite që aktron, ka zbuluar arsyen se pse iu fut aktrimit teksa është shprehur se donte të ndihmonte nënën e saj.

Debutimin e saj të parë në film ajo e ka bërë në moshën 8-vjeçare dhe që atëhërë nuk është ndalur së luajturi filma të suksesshëm në Hollywood, shkruan protothema.gr.
Paraqitja e saj e parë ishte në vitin 1982 në filmin “Lookin to Get Out”, ku luante rolin e vajzës së Jon Voight, i cili në fakt është babai i saj i vërtetë. Më pas ajo ndërmori hapin tjetër në aktrim në vitin 1993, kur luajti në filmin e Michael Schroeder “Cyborg 2”. Një nga rolet e saj më ikonë erdhi në vitin 1999 në filmin “Girl, Interrupted”, për të cilin fitoi Oscarin e saj të parë në kategorinë “Aktorja më e Mirë” në rol dytësor.
Në një intervistë të fundit, Angelina Jolie ka treguar se si e filloi karrierën e saj, si pjesë e Festivalit të Filmit në Santa Barbara. Gjatë një pyetje-përgjigjeje në event, ku u nderua me çmimin Maltin Modern Master për kontributin e saj të përgjithshëm në kinema, ajo zbuloi arsyen e vërtetë që iu fut aktrimit.
“Nuk fillova të aktroj sepse doja shumë”, tha ajo. “Fillova sepse doja të ndihmoja nënën time”, shtoi aktorja duke iu referuar nënës së saj dhe gjithashtu aktores, Marceline Bertrand.
“Më është dashur të punoj për të ndihmuar nënën time. Po mendoja, nëse gjej një punë. Një ditë do të mund të kem apartamentin tim. Nuk do të kemi asnjë borxh. Ishte vetëm çështje pune dhe sigurie,” theksoi ajo.
© Panoramaplus.al
