19 Mars, 2020

“Nuk është shaka, qëndroni në shtëpi”- Ish i dashuri i Rita Orës i infektuar me koronavirus tregon simptomat: Ndihesha sikur më kishte përplasur një autobus


 

Ish i dashuri i Rita Orës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi u konifirmua nga vetë muzikanti, Andrew Watt me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ai tha se një mjek i kishte thënë se nuk kishte asnjë shanc të ishte infektuar me virusin.

Andrew shpjegoi se filloi të ndihej keq dy javë më parë, në datën 6 mars.

“Ndihesha sikur isha përplasur nga një autobus. Nuk mund të lëvizja nga shtrati për ditë të tëra dhe fillova të kem ethe,”- shkroi ai.

Ndërsa më pas 29-vjeçari tregoi: ‘Një mjek erdhi dhe më vizitoi në shtëpi dhe më tha që kishte grip të zakonshëm dhe nuk kishte asnjë mundësi që të isha infektuar me koronavirus pasi nuk kishte lëvizur nga shteti dhe se kisha shkuar vetëm në studio e më pas direkt në shtëpi.”

Ai gjithashtu pyeti miqtë e tij nëse kishin shenja të virusit por ata i thanë që jo.

Andrew shpjegoi se tani është më mirë dhe se oreksi po i kthehet gradualisht por ende ka probleme me frymëmarrjen. Muzikanti po përdor aparat oksigjeni për të marrë frymë.

Si është zotuar se do ta mundë koronavirusin dhe se do shërohen plotësisht.

“Kjo nuk është shaka, qëndroni brenda dhe kujdesuni për higjienën. Ju lutem kujdesuni për veten dhe njerëzit përreth jush derisa kjo situatë të kalojë.”

 

© Panoramaplus.al