1 Mars, 2022

Nuk është Donaldi/ Iliri mendonte Beniadën rivalen më të fortë: E shikoja në dyshen finale


Ilir ka folur ditën e djeshme për rrugëtimin e Beniadës në Big Brother. Sipas fituesit, modelen e mendonte edhe në dyshen finale të spektaklit. Të gjitha memet, batutat dhe kënga që iu bë Beniadës, e bindën atë të mendonte se ajo ishte ndër banorët më të dashura për publikun.

“Me imazhin e një emigranteje që ka problemet e vogla me të folurin, krijuan atë që është Beniada. Në fund të dhjetorit e mendova në finale dhe në janar isha i bindur për këtë gjë. Madje mendoja se mund të dilte edhe në dyshen e fundit. Po kuptoja se ishte e dashur në publik që nga memet apo edhe kënga që i bëri Poni”, u shpreh balerini.

© Panoramaplus.al