Përveç kënaqësisë që merr nga seksi, shkencëtarët thonë se nga kjo mund të përfitojë edhe shëndeti në përgjithësi
Sipas një hulumtimi të ri të publikuar në Gerontologist, pakënaqësia seksuale, veçanërisht në moshën e mesme, mund të jetë një faktor rreziku për rënien e aftësive njohëse.
Në studim u përfshinë 818 burra të moshës së mesme, të cilët iu nënshtruan një seri testesh neuropsikologjike, përfshirë teste të kujtesës dhe shpejtësisë së përpunimit të informacionit.
Ekipi shkencor vuri re se ndryshimet në aftësinë njohëse që pjesëmarrësit treguan gjatë 12 viteve, gjithashtu u vlerësua edhe funksioni i tyre erektil dhe kënaqësinë seksuale.
Meshkujt e moshës së mesme u zgjodhën për shkak se në këtë moshë, ata kalojnë një periudhë tranzicioni, ku fillojnë të shfaqin rënie në funksionin erektil, aftësisë njohëse dhe kënaqësisë seksuale.
Zbulimet treguan se rënia e funksionit erektil dhe kënaqësisë seksuale ishin të lidhura me dëmtimin e kujtesës, gjë që studiuesit thonë se tregon marrëdhënien e ngushtë midis shëndetit psikologjik dhe fizik.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al