16 Prill, 2026

“Nuk e ndjej veten gati” – Pas puthjes në ‘Ferma VIP’, Indri tërhiqet nga romanca, Vanesa: S’mund të vazhdoj kështu, nuk mbaj dot dikë peng jashtë!


Pas një momenti romantik që u duk se do të konsolidonte lidhjen e tyre brenda Ferma VIP, marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës ka marrë një kthesë të papritur.

vanesa

Mbrëmjen e djeshme, pas puthjes së shkëmbyer mes tyre, dyshja ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë. Gjatë këtij diskutimi, Indri është shprehur se nuk ndihet i gatshëm për të vazhduar një marrëdhënie romantike në këtë fazë dhe ka kërkuar qartësi, duke theksuar se nuk dëshiron të krijohen iluzione apo pritshmëri të gabuara mes tyre.

Ai i është drejtuar Vanesës me fjalët: “Ti për mua mbetesh një shpirt i pastër, dhe kjo është gjëja që më ka tërhequr tek ti. Sepse në ditët e sotme është e vështirë të gjesh një person me shpirt kaq të pastër sa ti. Nga njëra anë jam shumë i tërhequr nga ti, por nga ana tjetër nuk e ndjej veten gati dhe të lirë për të filluar diçka të re për momentin.”

vanesaa

Nga ana tjetër, Vanesa ka bërë të ditur një vendim të rëndësishëm për jetën e saj personale jashtë formatit. Ajo është shprehur se do të ndërpresë marrëdhënien me partnerin që ka jashtë, duke sqaruar se do t’i japë atij një bisedë përfundimtare sapo të dalë nga programi.

“Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur.

Nuk e shoh të drejtë që të vazhdoj këtu edhe një muaj duke torturuar veten, duke pëshpëritur dhe duke folur me sy. Unë e di ku jemi.

Nuk e di sa e percepton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugëtimi im nuk e di sa zgjat”, është shprehur Vanesa.

vanesa indri

Ngjarjet e fundit kanë sjellë diskutime të shumta brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, duke lënë të hapur se si do të vijojë raporti mes Indrit dhe Vanesës në ditët në vijim.

vanesa indri2

609163902_18548418676028979_7277082917295400426_n

660261089_18426594505187666_1046539490580147056_n

vanesa i dashuri
Vanesa dhe partneri i saj jashtë ‘Ferma VIP’

© Panoramaplus.al