Legjenda e Hollywood, Al Pacino është rrëzuar në tapetin e kuq të Baftas 2020.

Aktori i famshëm u ndihmua të ngrihej nga e dashura e tij, Meital Dohan.
Irlandezi 79-vjeç e mori me sportivitet incidentin. Pasi u ngrit ai buzëqeshi dhe bëri shenjën e paqes ndërsa pozoi për fotografët në ceremoninë e mbajtur në Royal Albert Hall, Londër.
Duke u mbështetur në një podium, Al mblodhi shpatullat dhe ngriti lart duart e tij, për të treguar se janë gjëra që ndodhin.
Mbrëmjen e së dielës u mbajt ceremonia e shpërndarjes së çmimeve BAFTA, ku drama “1917” triumfoi duke siguruar 6 çmime.
Klikoni këtu për të parë listën e fituesve

© Panoramaplus.al

