12 Prill, 2022

“Nuk e keni idenë se sa përgjegjësi ndiej”- Ronela Hajati shfaqet në gjendje të rënduar emocionale: Jam në një periudhë…


Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” ka treguar se po kalon një periudhë të vështirë pavarësisht suksesit që ka korrur muajt e fundit.

Këngëtarja postoi një foto-alum në profilin e saj në Instagram, ku në një nga fotot duke qarë. Për foton në fjalë, Hajati shkruan se kjo është gjendja e saj në pjesën më të madhe të kohës.

Gjithashtu këngëtarja tregon se kjo është një periudhë shumë delikate dhe intensive në jetën e saj duke shtuar se ka nevojë për mbështetje.

Postimi i plotë:

“Ju nuk e keni idenë sa pergjegjësi ndiej t’i shpërblej vetes në rradhë të parë e më pas të gjithë atyre që po punojnë për Eurovision! My ëhole life im singing in lots of stages and I’m feeling like a need a big step to go further! My biggest desire is for the ëhole ëorld to listen to my music! E ndërkohë kam kaq shumë projekte të tjera që kanë mbetur pezull! Kjo është një nga periudhat më intensive dhe emotive për mua! Po jap gjithçka që mundem për të dalë sa më mire! In the last photo you have your Roni mostly of the time! I’m in a very delicate period of my life! Dhe kështu dua të dini që çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua! Ju dua shumë ❤️”

Kujtojmë që suksesi i fundit i këngëtares është renditja e këngës “Sekret” në vendin e 5-të në këngët më të mira të muajit mars në Eurovizion.

© Panoramaplus.al