Reperi i njohur Khalid zbuloi së fundmi se është homoseksual .

Publikimi i seksualitetit të këngëtarit nisi me një postim në X/Twitter, ku shkruante: “ Ja, pra. Tema tjetër ju lutem ” teksa shtoi një emoji të flamurit të komunitetit LGBT+.
E gjitha u bë e sigurt në momentin kur një komentues pyeti nëse ai ishte gay.
“Prisni, shpresoj që zoti Khalid të mos jetë gay!”
“Jam dhe kjo është në rregull,” u përgjigj reperi.
“Ata zbuluan seksualitetin tim dhe bota vazhdon të rrotullohet. Le ta kuptojmë këtë. Nuk më vjen turp për seksualitetin tim! Me të vërtetë nuk është punë e askujt! Unë ndihem mirë me veten time.”
Ndërsa disa komentues u përpoqën ta ofendonin ai i priti me qetësi komentet teksa u shpreh se nuk është puna e askujt seksualiteti i tij dhe se ai nuk është përpjekur ta fshehë ndonjëherë.
“Nuk është puna juaj! Nuk e kam fshehur asnjëhërë seksualitetin tim,” shkroi ai.
© Panoramaplus.al
