5 Nëntor, 2020

Nuk “e dinte” akoma se ishte shtatzënë, Elita Rudi publikon fotot me bikini dhe zbulon çfarë mendonte për barkun e rrumbullakosur


Elita Rudi është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit foto nga pushimet në plazh gjatë verës.

Në fotot me bikini, vihet re barku i rrumbullakosur i moderatores së njohur, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

“Mendoja se më ishte fryrë shumë barku, verë 2020,”- shkroi ajo krahas imazhit, duke lënë të nënkuptohet se nuk “e dinte” që ishte shtatzënë.

Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj Gjiko do bëhen prindër për herë të dytë së shpejti.

Çifti janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë quajtur Zëri. Ndërsa tani janë në pritje të një vajze.

Në një intervistë pak kohë më parë, Gjiko tha se e dëshironte shumë një vajzë, sepse në familjen e tij janë tre vëllezër dhe vetë ata kanë sjellë në jetë vetëm djem.

Ndërkohë, duket se çifti e kanë gjetur edhe emrin e vogëlushes.

“Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit,”- tha Gjiko në intervistë, pa e treguar emrin.

Përsa i përket planeve për zgjerimin e familjes, reperi tha se nuk e mendojnë diçka të tillë, sepse ai vetë ndihet shumë i plotësuar si baba i dy fëmijëve.

“Nuk e di për familjen e madhe. Si të jetë e shkruar. Unë duke e ditur që jemi në një shtet jo shumë të qëndrueshëm, më mirë rrit dy fëmijë si duhet, se sa rrit 5 dhe të pestë nga pak, pavarësisht se thonë se secili ka fatin e vet.

Por e shohim, s’e dimë. Unë për vete si prind jam shumë i plotësuar me një djalë dhe vajzë, por më tutje e shohim,”- u shpreh reperi.

Gjiko tha se do të jetë sërish i pranishëm në sallën e lindjes kur të vijë në jetë vajza, sepse për të, fëmija është produkt i të dyve, ndaj duhet të përfshihen edhe baballarët.

Moderatorja dhe këngëtari ndajnë herë pas herë momente nga jeta e tyre personale në rrjetet sociale, duke treguar që janë një familje e lumtur.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al