20 Shkurt, 2022

“Nuk e dija se dukesha e çuditshme”/ Aktorja e Friends heq dorë nga ndërhyrjet në fytyrë


Courteney Cox nuk e kuptoi se sa e çuditshme dukej ajo pasi iu operacioneve plastike.

Aktorja 57-vjeçare pranoi se fillimisht u përpoq të luftonte për t’u dukur më e re me injeksione dhe trajtime të tjera, por më në fund e kuptoi se kishte gabuar dhe tani po përpiqet të plaket me hijeshi.

Ajo i tha revistës “Sunday Times Style”: Kishte një periudhë kohe kur i thoja vetes: “Oh, po ndryshoj. Po dukem më e vjetër”. Dhe unë u përpoqa të ndjek rininë për vite me radhë. Dhe e kuptova se duke bërë ndërhyrje në fytyrën time, dukesha shumë e çuditshme.

Duke u menduar nëse do të postonte një foto në Instagram të atyre ditëve në krahasim me tani, ajo tha: Njerëzit do të flisnin për mua, mendoj. Por ishte një periudhë ku e kuptova, “Duhet të ndaloj. Kjo është thjesht një çmenduri.”

Tashmë ajo ka hequr dorë nga ndërhyrjet, Courteney pëlqen të provojë produkte të reja, sepse ajo ende i bën shumë presion vetes për t’u dukur mirë. “Jam këmbngulëse, do të provoj gjithçka”, tha aktorja e serialit ‘Friends’.

© Panoramaplus.al