Këngëtari Zayn Malik ka dhënë një intervistë të sinqertë për podcast-in “Call Her Daddy”, ku ka folur për ish-partneren e tij dhe nënën e vajzës së tij, Gigi Hadid.

Malik pranoi se nuk është i sigurt nëse ka qenë ndonjëherë i dashuruar me Hadid, por shtoi se kjo nuk do të thotë se nuk e do ose nuk e respekton atë.
“Për të qenë i drejtë dhe për ta thënë qartë, do ta dua gjithmonë G, sepse është arsyeja pse fëmija im është në këtë botë dhe kam respekt absolut për të. Do ta dua gjithmonë, por nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë i dashuruar me të,” tha këngëtari.
Ai shtoi se ndjenja e tij mund të ketë qenë pasion ose diçka tjetër, por nuk ndjeu që ishte dashuri në atë kohë.
Zayn Malik dhe Gigi Hadid nisën lidhjen në vitin 2015 dhe qëndruan bashkë për rreth gjashtë vite, duke sjellë në jetë vajzën e tyre, përpara se të ndaheshin në vitin 2021. Ndarja e tyre u pasua nga raportime për një incident mes Malik dhe nënës së modeles, Yolanda Hadid, të cilin këngëtari e mohoi, por u dënua me 360 ditë shërbim prove.
Pas ndarjes, burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se Gigi Hadid synon të rrisë vajzën e tyre në mënyrë të civilizuar, duke siguruar prani të dy prindërve.
Aktualisht, Gigi Hadid është në një lidhje me aktorin Bradley Cooper.

