Oliver Stone ka bërë vaksinën anti-COVID në Rusi dhe regjisori shprehet se nuk shqetësohet për ndërlikimet e mundshme që mund t’i shkaktojë.
Regjisori, fituesi i Oskar, aktualisht ndodhet në Rusi duke xhiruar një dokumentar mbi ndryshimet e klimës.
‘Nuk e di nëse do funksionojë, e kam bërë disa ditë më parë vaksinën,’- tha ai për mediat ruse.
Regjisori i filmave shtoi se kishte “dëgjuar fjalë të mira” në lidhje me vaksinën ruse, të quajtur Sputnik V dhe ka “shpresë” se do të funksionojë.
Rusia nisi shpërndarjen e vaksinave në mbarë vendin javën e kaluar. Të parët në radhë, që u vaksinuan, ishin njerëzit me problem të rënda shëndetësore.
Ndërsa në SH.B.A., versioni i Pfizer i vaksinës anti-COVID filloi të shpërndahej në një numër të vogël të punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin, përfshirë në Neë York dhe California, të hënën.


