27 Gusht, 2018

“Nuk dua t’ju tremb, jam operuar”, Era Istrefi flet nga spitali (video e çuditshme)


Dy ditë më parë këngëtarja shqiptare Era Istrefi është shtruar me urgjencë në spital dhe është operuar për të hequr apandesitin. Lajmin e ka bërë me dije vetë Era përmes disa videove postuar në “Instastory”, ku tregon për gjendjen e saj.

“Jam në spital, por nuk po du me u shqetësu kurrkush. Kam bo zorrën qorre (apendesitin) operacion edhe jam tu e marr veten. Kam me u shëru shumë shpejt!”, thote Era ne videot e cuditshme me filter, per te cilat shpjegohet se nuk deshiron qe te frikesoje njeri me pamjen e saj.

© Panoramaplus.al