Këngëtari britanik Harry Styles ka zbuluar se dëshiron të krijojë familje në pesë vitet e ardhshme, duke theksuar se ka reflektuar seriozisht për drejtimin që dëshiron të marrë jeta e tij personale.

Gjatë një interviste në emisionin” The Zane Lowe Show në Apple Music”, artisti foli për planet dhe prioritetet e tij për të ardhmen.
“Mendoj se pata një bisedë vërtet të sinqertë me veten time rreth asaj se, ‘Në rregull, pas pesë vitesh, si dua të jetë jeta ime?’ Dhe pastaj, ‘Si mund të bëj ndryshime për të arritur atje?’ Nuk dua të jem djali që është vetëm, por thotë: ‘Oh, më në fund ia dola.’”, u shpreh ai.

Harry theksoi se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të forta dhe një jetë personale të plotësuar.
“Dua të ndihem i plotësuar dhe të kem marrëdhënie të shkëlqyera me njerëzit. Dua të kem miqësi të forta. Dua një familje. I duua të gjitha këto gjëra.”, tha këngëtari.

Ndër të tjera ai shtoi gjithashtu se nuk dëshiron të presë që gjërat të ndodhin vetë, por të krijojë hapësirë në jetën e tij për t’i bërë realitet këto plane.
“Më bëri të mendoj: ‘Çfarë duhet të bëj për të krijuar hapësirë në jetën time që këto gjëra të ndodhin?’ Nuk mund të pres që të ndodhin vetë.”, theksoi ai.

Sipas Styles, “personi i duhur” në jetën e tij duhet të jetë dikush që e sfidon dhe e ndihmon të rritet si njeri.
Aktualisht, këngëtari është në një lidhje me aktoren Zow Kravitz. Çifti konfirmoi marrëdhënien e tyre në gusht të vitit 2025, kur u panë së bashku në momente romantike në Rome.

© Panoramaplus.al

